Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e mbledhjes së sotme të Komisionit për MSA-në në të cilën do të duhej të raportonin katër ministra.
Haxhiu ka thënë përmes një postimi në Facebook se kjo qasje e mbrapshtë është e papranueshme dhe në shpërputhje me Rregulloren e Kuvendin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Si drejtuese e Komisionit për Legjislacion, jam e shqetësuar me mbylljen e mbledhjes së Komisionit për MSA, në të cilin do të raportojnë ministrat e tri Ministrive.
Kjo qasje e mbrapsht është e papranueshme dhe në shpërputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetuten e Republikes.
Nënkryetari, Xhavit Haliti, nuk ka të drejt kokë në vete, të mbyllë mbledhjet e komisionit sepse kjo bie ndesh me nenin 65 të Rregullorës së Punës poashtu me Kushtetuten.
Gjithashtu, kjo Rregullore, përcakton se kur mund të mbyllen mbledhjet, që do të thotë, edhe në këtë pikë po shkelet Rregullorja.
Aq keq janë katandisur, saqë nuk po gjejnë mënyrë tjetër vetëm të fshihen prapa dyerve të mbyllura, në mënyrë që për dështimet e ekzekutivit të flasin larg medieve, larg qytetarëve!
Turp!
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi