Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka vendosur që t’i ofrojë opinionit për diskutim publik gjithë dokumentacionin dhe gjetjet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.
Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin i prezantoi materialet dhe gjetjet nga terreni lidhur me verifikimin e segmenteve dhe pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ dhe hartografik.
“Komisioni më 21 shkurt 2017, në ora 10:00, në mjediset e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të prezantojë draftin e raportit të punës së tij, me të gjitha materialet dhe rezultatet. Para hartimit të raportit përfundimtar për Qeverinë e Republikës, e cila edhe e ka themeluar Komisionin e ekspertëve për të bërë matjen e territorit të Republikës, Komisioni do t’i ofrojë opinionit për diskutim publik gjithë dokumentacionin dhe gjetjet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të mbështetur në fakte profesionale dhe shkencore. Diskutimi publik do të zgjasë nga 21- 24 shkurt 2017, nga ora 10:00-15:00 në ndërtesën e Qeverisë.Për Komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e komisionit.
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë