Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) po vazhdon hetimet për aksidentin në fshatin Dush të Pejës, ku mbetën të vdekur tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjeçare.
Në këtë aksidenti ishin përfshirë një automjet i cili ishte goditur nga një tren në vijën hekurudhore Prishtinë- Pejë.
Një ditë pas këtij aksidenti, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve kishte mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka hapur hetim në lidhje me këtë rast.
Në një përgjigje për KALLXO.com, Zyra e Kryeministrit ka thënë se komisioni është në fazën e mbledhjes së fakteve.
“Deri në këtë moment hetimi ka vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe është në fazën e mbledhjes së fakteve dhe zhvillimit të Intervistave me të gjithë akterët e përfshirë në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.
Në përgjigje thuhet se në bazë të Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, KHAIA do dal me një raport përfundimtar, por jo më larg se gjashtë muaj pas datës së aksidentit, raport ky i cili do t’i dërgohet Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Tutje, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Komisioni Hetimor për këtë rast ka kërkuar asistencë nga Agjensioni i Hetimeve të Aksidenteve të Kroacisë- AIN, pasi që ky është rasti i parë i Hetimit nga KHAIA në transportin Hekurudhor, dhe për këtë janë të obliguar që këtë raport profesional dhe të pavarur ta dërgojnë edhe në Agjensionin Evropian të Hekurudhave-ERA, i cili edhe do të jetë publik.
Policia në rajonin e Pejës kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur deri sa automjeti i cili ishte duke qarkulluar nga fshati Gjurgjevik në drejtim të fshatit Dush, në vendkalimin hekurudhor, duke mos respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet ka hyrë në vendkalimin hekurudhor dhe është goditur nga treni i cili ishte duke qarkulluar nga Prishtina në drejtim të Pejës.
KALLXO.com kishte raportuar për aksidentin në fshatin Dush të Klinës./kallxo.com/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit