Komisioni për Arsim, ka dërguar në Kuvend vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një Universiteti publik në Ferizaj.
Anëtarët e Komisionit përkrahen këtë vendim por pati edhe kundërshtime nga ana e opozitës duke e quajtur të panevojshëm themelimin e një Universiteti publik në Ferizaj, pasi nuk mund të akreditohet një fakultet i cili nuk ka cilësi dhe nuk i plotëson kushtet.
Anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka kërkuar që të kthehet në rishqyrtim vendimi për ndërtimin e Universitet në Ferizaj, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për një shkollë të re, por për një gradim të fakultetit i cili duhet të i plotësoj kushtet dhe se duhet të ndihmohet në ngritjen e cilësisë.
“Për të vendosur se a jemi pro apo kundër, të gjithë do duhej të bazohemi në arsyetimin që vjen nga propozuesi dhe arsyetimi i propozuesit këtu është vetëm një fjali nga e cila nuk kuptohet asgjë me arsyetimin e ministrit Bajrami thuhet, duke u bazuar në dispozitat e lartë cekura dhe me kërkesat e fakultetit të shkencave të aplikuar në Ferizaj Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe ky është një arsyetim që për mua nuk është kurrfarë arsyetimi serioz unë mendoj që kjo është hajgare, dhe mendoj që kjo çështje duhet të i kthehet Universitetit dhe Ministrisë që ta shqyrtojë mirë këtë situatë”, tha Kurteshi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Salih Morina, e ka mbështetur vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një Universiteti në Ferizaj, duke thënë se mungesa e kuadrove do të plotësohet gradualisht.
“Ka mungesë të kuadrit por gradualisht kjo mundet me u plotësu. Do të thotë nuk besoj që ka me pas fakultet, fakultete që nuk ka me pas profesorë, ka me kanë një mungesë momentale. Gradualisht besoj që do të krijohet edhe kuadri dhe mendoj që një vendim që e ka sjellë ministria e Arsimit në parim e mbështesë dhe e përkrahi”, tha Morina, përcjell kp.
Pas hedhjes në votim, vendimi i Ministrisë së Arsimit morri pesë vota për dhe tri abstenime.
Po ashtu Komisoni ka shqyrtuar në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, për të cilat thanë se duhet bëhet dëgjim publik në të cilat do të thirren ekspert të çështjeve.
Ndërsa, Shqyrtimi i Projektligjit pёr Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është shtyrë për mbledhjen e ardhshme.
Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus