Komisioni nuk kalon raportin për Hetime Parlamentare

12:02 | 19 Shkurt 2019
M. A.

Komisioni  për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion shqyrtoi  projektligjin për ta Drejtat Ndërkombëtare Private si dhe ndryshim-plotësimin e ligjit për Hetim Parlamentare.

Më këtë rast Kryetarja e këtij komisioni Albulena Haxhiu tha se ka mangësi ky ligj por qe mund të përmirësohen.

E  Hajdar Beqaj nga radhët e PDK-së,  tha se ” Shqyrtimi i këtij ligji është një inicim i mirë i Ministrisë së Drejtësisë. Ka vend për plotësim ndryshime dhe duhet ta përkrahim pasi rregullon disa çështje por ka edhe mangësi”.

Edhe Xhevahire Izmaku nga PDK-ja, tha se është një ligj mjaft i mirë dhe që për herë të parë rregullon privatësinë e pronave dhe dhënien në shfrytëzim të tyre. “Ka disa mangësi por që mund të rregullohen”.

Me katër vota për dhe katër abstenime ligji për të drejtat ndërkombëtare private shkon në seancë pa miratimin e komisionit.

Ndërsa lidhur më ndryshim -plotësimin e ligjit për Hetimin Parlamentarë, Hajdar Beqaj nga PDK-ja tha se “Ka propozuar të hiqet neni i 4 në këtë ligj, prokurori ka drejt më hap hetime në rastë se sheh diçka të dyshimtë si dhe pika e 3 ku thotë se Prokurori i Shtetit i raporton Parlamentit për hetime. Nuk besoj se ka nevojë dhe është kundër kushtetutës kjo çështje. Na po flasim se politika e ka këtë drejtësi dhe kjo pikë nuk përkon më atë çka ne po kërkojmë që këto dy çështje mos të jenë të lidhura”.

Por mendim tjetër ka Albulena Haxhiu. Sipas saj Prokuroria e ka për obligim mi raportu Kuvendit për hetimet e një komisioni hetimorë.

” Ne nuk kemi probleme me kapjen e sistemit por po kemi probleme më dorën e padukshme sepse po kapet sistemi i drejtësisë në mënyrë të fshehta. Prokuroria e ka për obligim më raportu në kuvend për hetimet e një komisioni hetimorë”.

E Arben Gashi nga LDK-ja tha se ” Problemi kryesor qëndron se komisionet hetimore nisen prej opozitës por qe ne se kemi shumicën më i aprovuar hetimet nga komisionet. Problemi është më raportet e papërfunduara se ni komision ka skadu dhe nja tjetër s’ka qenë ne gjendje më aprovu. Komisioni i merr vendimet mi aprovu dhe me i dërgu seancës. Por ky ligj s’ka japë rezultate deri tash. Kjo nuk prodhon kurrgjë, problemet e komisioneve hetimore deri tash nuk janë zgjidhe”.

Ndërsa Frashër Krasniqi nga PSD-ja, të cilët janë edhe iniciues të këtij projektligji tha se” Mendoj si po bahet zhurmë për diçka që so thelbësorë sepse kjo se prek çështjen e pavarësisë së Prokuroreve. Ne s’po ju themi prokurorëve që kanë kaq kohë për në marr vendim, kuvendi ka të drejt me i dit deri ku kanë shku hetimet për një hetim te caktuar. Unë mendoj se e kemi Gjykatën Kushtetues që i raporton kuvendit për punën e saj dhe njësoj ne po kërkojmë që Prokuroria më njoftu Kuvendin për çështje të caktuara. Nuk cenohet pavarësia e Prokurorisë nëse kërkojmë më naj njoftu për një çështje të caktuara”.

E Sami Kurteshi nga VV-ja, tha se ” Te ne s’jan të sqaruara ligjet qysh janë në vendet Evropiane. S’jam i sigurt se e kemi mas miri. Formulimi i pikës 3 nuk është në rregull. Sepse ne se dimë a ka fillu hetim a jo për një proces të caktuara”.

Deputetet edhe të opozitës dhe të pozitës kanë qenë skeptik lidhur më këtë ligj pasi sipas tyre ky ligj mundet me u pa si ndikim në Prokuror nga Kuvendi.

Lidhur me raportin për Hetimin Parlamentar me 4 vota për dhe 1 kundër dhe asnjë abstenim, komisioni nuk ka kaluar raportin për Hetime Parlamentar dhe kthehet përsëri te grupi punues i Komisionit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale