Komisioni miraton projektligjet për Shëndetin Mendor dhe Mbrojtjen e të Ushqyerit me Gji

16:24 | 15 Korrik 2015
M. A.

Gratë e punësuara që e ushqejnë foshnjën me qumësht gjiri dhe nuk e shfrytëzojnë pushimin e lehonisë pas muajit të gjashtë, atëherë pas muajit të gjashtë deri në një vit, kanë të drejtën e pushimit me pagesë prej dy orësh gjatë orarit të punës, për t’i ushqyer me gji foshnjat e tyre, raporton kp.

Ky është njëri nga amendamentet e projektligjet të nxjerra në mbledhjen e mbajtur sot nga Komisioni i Shëndetësisë, në të cilin u bë shqyrtimi i Projektligjit për Shëndetin Mendor dhe shqyrtimin e Projektligjit për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri.

Ky projektligj i cili u propozua nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, u miratua unanimisht nga anëtarët e pranishëm të Komisionit.

Sipas Haxhiut ky Projektligj ka për qëllim që të promovojnë sa më shumë shëndetin e fëmijëve.

Koha e gjidhënies gjatë orarit të punës duhet të koordinohet në marrëveshje me punëdhënësin.

E pas një viti, gratë që punojnë kanë të drejtë të marrin një orë pushim me pagesë për t’i ushqyer fëmijët e tyre me gji deri sa ata t’i mbushin një vit.

Po ashtu, një tjetër propozim amendamenti i Haxhiut ishte që këto gra nëse nuk dëshirojnë të shfrytëzojnë pushimin e lehonisë nga muaji i gjashtë ato mund të punojnë deri në një vit me gjysmë orari dhe gjysmë pagese.

Por, edhe pse u pëlqye shumë ky propozim, sipas kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Flora Brovina, një projektligj i tillë nuk mund të miratohet pasi që bie ndesh me Ligjin aktual të Punës.

Shpërndaje në rrjete sociale