Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekti-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës, shkruan arbresh.info.
Me këtë rastë anëtari i këtij komisioni njëherit edhe mbledhësi i fakteve për këtë rezolutë, Sami Kurteshi tha se kanë mbledhur fakte dhe dokumente ndërkombëtare të cilat dëshmojnë gjenocidin në Kosovë.
“Kam bërë përpjekje që në këtë dokument të nxirren të gjitha dokumentet dhe deklaratat ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë më krimet dhe gjenocidin në Kosovë. Mendoj se edhe në aspektin permbajtësor është i rregulluar kemi përmendur fakte dhe pjesë të tjera. Ne kemi bërë përpjekje ti sigurojmë dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë më faktimin e krimeve dhe gjenocidit në Kosovë”, tha Kurteshi.
E kryetari i këtij komisioni Bilall Sherifi, tha që kanë zgjedhur 15 janarin si datë të cilën e kanë vendosur në këtë rezolutë si ditë për të kujtuar gjenocidin në Kosovë.
“Pse propozojmë që të jetë 15 janari si ditë kur kujtohet gjenocidi në Kosovë është më mirë i treguar më rastin e Reçakut. Ndërkombëtaret e thonë se është krim kundër njerëzimit por jo gjenocid. Mendoj që është e rëndësishme të mbetet në rezolutë sepse nuk besoj se dikush mund të thotë se është tepër. Mendoj se gjitha vrasjet ne mas përfaqësohen përmes datës së 15 janarit. Prandaj kjo datë është fut në rezolut”.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoj që në këtë rezolutë të ketë shifra të sakta dhe të vendosen edhe vendbanimet ku janë kryer masakrat ën Kosovë.
“Ne kemi kërkuar ta nxjerrim një rezolutë kompakte. Ne çështje teknike duhet të jemi të sak në data dhe numra. Ne duhet të jeni shumë preciz kur flasim më nunra dhe shifra pasi që janë munduar në vazhdimësi ta zvogëlojnë krimin dhe gjenocidin në Kosovë. Kërkoj që në këtë rezolutë të vendoset edhe vendet apo fshatrat ku janë kryer masakrat pasi që janë të rëndësishme. Pasi që në ato vende ku janë vrer kanë ndodh edhe zhdukja e kufomave dhe duhet të apostrofojmë vendet e masakrave”. tha Zemaj.
Ndërsa Mergim Lushtaku deputet nga PDK-ja, tha se e veçanta e kësaj rezolute është krijimi i një tribunali ndërkombëtar.
“Besoj që në këtë rezolutë duhet të përfshihet edhe aparati shtetëror aty kur përmendet Gjenocidi që ka bërë Millosheviqi. Besoj se është mirë që të vendoset një datë ku në Kosovë do të kujtohet gjenocidi dhe krimi në Kosovë por datën sakt duhet të vendos Kuvendi. E veçanta e kësaj rezolute është krijimi i një tribunali ndërkombëtar dhe duhet të ceket kjo”, tha Lushtaku.
E Muharrem Nitaj, tha se në këtë rezolutë duhet të rishikohet edhe një herë vendosjen e masakrës së Reçakut.
Ai tha se ndoshta ka masakra të tjera që e ilustrojnë më mirë gjenocidin në Kosovë.
“Vlerësoj se ka ngjarje tjera që i japin shumë më shumë bazë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë se sa që është masakra e Reçakut. Masakrën e Reçakut duhet ta riformojmë dhe riformolulojmë në këtë rezolutë dhe nuk besoj se duhet të jetë e vetmja që ceket në rezolutë”, tha Nitaj.
Ndryshe për herë të parë pas 20 vitesh po bëhet një rezolutë ku dëshmon gjenocidin dhe krimin e bërë ndaj Kosovarëve nga Serbia./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...