Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot diskutoi edhe rreth çështjes së financimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Kreu i këtij Komisioni, Naser Osmani ka kërkuar raportin e shpenzimeve të këtij mediumi publik për tremujorin e parë të këtij viti, në mënyrë që t’i jepet rekomandimi nga ky Komision për pagesën e tre mujorit të dytë të mjeteve të destinuara për RTK-në.
Ai më tej tha se duhet të angazhohet KDI ose GIZ për hulumtimin e përvojave të vendeve të tjera se si e kanë të rregulluar çështjen e televizioneve publike. Osmani tha se duhet të merret parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacioni lidhur me ndalimin që është bërë për parapagimin e RTK nëpërmjet faturës së energjisë elektrike.
Osmani beson se javën e tjetër Komisionit do t’i vijë raporti i shpenzimeve në RTK. Ai tha se RTK po ashtu duhet që para fillimit të tre mujorit të dytë të dorëzoj në Kuvendin e Kosovës programin e shpenzimeve për periudhën prill-qershor të vitit 2016.
“Rekomandimi dhe ligji e thotë saktë, që RTK në pajtim me nenin 4 paragrafi 6 të ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016 para fillimit të tre mujorit të dytë duhet të dorëzoj në Kuvendin e Kosovës programin e shpenzimeve për periudhën prill-qershor të vitit 2016 si dhe raportin e shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016. Ne se kemi tre mujorin e parë, prandaj edhe deshëm ta përmendim se duhet të vij edhe projeksioni dhe raporti tre mujor në mënyrë që ne ta bëjmë rekomandimin për pagesën e pjesës së dytë të tre mujorit të dytë të mjeteve të destinuara për RTK-në”, tha Osmani.
Komisioni për Buxhet shqyrtoi dhe miratoi projektligjin për Auditimin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit funksional për mbikëqyrjen e financave publike.
Edhe pse mori pëlqimin ky projektligj nga shumica e anëtarëve, Safete Hadergjonaj, e cila ishte e vetmja kundër tha se projektligji ka mangësi dhe si i tillë nuk duhet proceduar. Ajo tha se një çështje që është dashur të parashihet në këtë ligj është edhe përmbajtja e raporteve financiare të subjekteve politike. Sipas saj, për këtë nuk e di se çka është paraparë me këtë ligj për financimin e subjekteve politike.
“Edhe mënyra e zgjedhjes së auditori të përgjithshëm, edhe në rastin kur i kalon mandati si auditor, mënyra e vazhdimit të mandatit nuk është e rregulluar mirë me ligj. Unë kam edhe vërejtje të tjera, mirëpo ne nuk jemi Komision funksional dhe nuk mund të ndërhyjmë. Një çështje që ndoshta është da shur të parashihet në amendamentin 19 paragrafi 3 për përmbajtje të raporteve financiare të subjekteve. Për këtë nuk e di çka është paraparë në këtë ligj për financimin e subjekteve politike”, tha Hadergjonaj.
Deputetja Hadërgjonaj ka pasur vërejtje në projektligj, meqë Komisioni funksional nuk i ka bërë disa ndryshime. Sipas saj edhe emërtimi i Zyrës së auditorit si Zyra Kombëtare e Auditorit po tingëllon sikur që po themelohet tash ky institucion.
Kreu i Komisionit, Osmani tha se meqenëse Komisioni funksional për Mbikëqyrje financiare është pak i hendikepuar dhe ka mundësi që kjo ndikuar që ky projektligj të jetë pak i mangët. Ky projektligj pritet të miratohet në seancën e nesërme në Kuvendin e Kosovës.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...