Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka vlerësuar se qeveria e udhëhequr nga Haradinaj ka përcaktuar një dinamikë të re të shtetit të Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të ketë angazhim edhe më të madh për zhvillim ekonomik dhe për ngritje të mirëqenies së qytetarëve.
Isufi ka bërë me dije se kjo qeveri së shpejti do ta zgjidhë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tij, komisioni i ri do të sjellë vlerësim real për procesin e demarkacionit. Në këtë intervistë Isufi ka folur edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve, duke thënë se AAK-ja synon fitore në gjashtë komuna.
Ai ka treguar se aktualisht AAK-ja është duke negociuar për arritjen e koalicionit me LDK-në në Prishtinë.
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...