Një delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht nga Komisioni për Integrime Evropiane është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën Çeke, me këtë përbërje: Njomza Emini kryetare e Komisionit, Valdete Bajrami, zëvendëskryetare e parë, Bislim Zogaj dhe Kujtim Paçaku.
Sipas një komunikate për media, ky delegacion është duke zhvilluar takime në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë në një takim pune me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë të kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni, Karel Schëarzenberg.
Në këtë takim, Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane dhe anëtarët e këtij delegacioni informuan delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, për punën dhe sfidat Komisionit për Integrime Evropiane në shtyrjen e proceseve të integrimit ne kuadër të agjendës evropiane.
Po ashtu, delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ne kuadër të këtij takimi, potencuan rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e vendit tonë liria e lëvizjes, pra përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave.
Përveç kësaj, u kërkua përkrahje edhe ne të ardhmen ne procesin e liberalizimit të vizave nga Republika Ceke, u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar, shkëmbimin e përvojave ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian dhe identifikimin e fushave për bashkëpunim.
Delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës e falënderoi delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke në proceset integruese, dhe ka shprehur interesimin për rritjen e investimeve çeke në Republikën e Kosovës si dhe krijimin e grupit të miqësisë në mes të dy parlamenteve.
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...
Tensione në rritje, Trump: Nuk ka afat kohor për t’i dhënë f...
SHBA-të e informuan Tel Avivin kur skadon armëpushimi me Ira...
Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
Agjutanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përfundon vizitën në ...