Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar projektligjin për mbrojtjen e të dhënave.
Sipas anëtarit të komisionit Fatmir Xhelili grupi punues ka amandamentuar 40 nene për këtë ligj.
Në këtë komision u diskutua edhe ftesa që do t’i bëhet Ministrit të Punëve te Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj.
Sipas anëtarëve të komisionit disa nga propozimet që te lartcekurit do të diskutojnë në këtë komision do të jenë siguria në vend dhe drogat në shkolla.
Komisioni nuk caktoi se kur do të ftohen të lartcekurit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2331665157062781/
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull