Arsimi në Kosovë po përballet me një krizë të vazhdueshme e cila po reflektohet në rezultatet ne nxënësve. Kështu thuhet në hulumtimin “Arsimi në rënie të lirë” të prezantuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili nxori të dhëna shqetësuese të gjendjes në terren të arsimit në Kosovë.
Kjo organizatë konsideron që përmirësimi i cilësisë së arsimit është një urgjencë kombëtare dhe kërkon ndërhyrje të thellë në aspektet kyçe të sistemit të arsimit. Sfidë vazhdon të mbetet arsimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Nxënësi dhe kryesuesi i grupit avokues “Hëna”, Eldin Gashi, në konferencën “Arsimi në rënie të lirë”, tha se fëmijët me aftësi të kufizuara nuk po marrin shërbime të duhura sikurse moshatarët.
“Ne kemi pasur takime me Ministrinë e Arsimit ku znj. Nagavci na ka premtu 400 asisitent për 4 vite, rreth 2 vite nuk i ka bë 200 asisitent. Përkundrazi që ata 100 asistent, 10 asisitent i ka nda vetëm për komunëne Prishtinës që në shkollën Ismajl Qemajli në Bregun e Diellit janë 44 fëmijë më aftësi të kufizuara, nuk po them fizike, por po them me aftësi të ndryshme ku nevojat e fëmijëve janë të shumta ku nuk munden me ndjek mësimin e gjithmonë duhet me qëndru një prind me ta”, tha Eldin Gashi.
Shumë shkolla vazhdojnë të mos kenë qasje të mirëfilltë, sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara, e kjo është shqetësuese, tha Lulavere Behluli nga “Save the Children”.
“Nga 1094 shkolla në Kosovë, vetëm 609 prej tyre kanë qasje adekuate për fëmijtë me aftësi të kufizuara. Kur po flasim për qasjen nuk mjafton të kemi vetëm një pjerrinë ku fëmijtë mund të kenë qasje në shkollë, por duhet të kenë qasje në komplet shkollën, ambientet e saj siç janë sallat e edukatës fizike, laboratorët e ndryshme, tualetete të cilat duhet të jenë të përshtatshme për novajt e tyre e tjera” , deklaroi Behluli.
Drejtoresha ekzekutive e KOMF-it, Remzije Krasniqi, tha se arsimi ndodhet në një pikë kritike.
“Duke pas parasysh se arsimi ndodhet në një pikë kritike të ndjeshme, janë të domosdoshme ndërhyrjet si strukturore dhe politike për të ngritur këtë cilësi KOMF bënë thirrje që të gjithë akterët si nga Qeveria, niveli komunal, qendror, prindërit, mësimdhënësit të jenë të gatshëm për të diskutuar dhe të jenë të gatshëm se si të vazhdohet tutje për tu përkrahur arsimi.. Duhet të bëhet rishikimi i kurrikulave dhe plan-programit për t’iu përshtatur më mirë nevojave të nxënësve”, u shpreh Krasniqi.
Për Marije Vuksanin nga “Terre des Hommes”, sfiduese vazhdon të mbetet braktisja e shkollave. Madje sipas saj, edhe mbarëvajtja e mësimit gjithëditor i cili ka nisur në disa shkolla të Prishtinës, nuk ka pasur mjaftueshëm planifikim logjik dhe përgatitor./rtk
Ziv: 7 tetori, një nga ditët më të rënda për Izraelin, që ng...
Drejtoresha britanike për Evropë e mirëpret vendimin e Qever...
A është kolagjeni vërtetë burimi i rinisë së përherëshme
“Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës” – ...
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas ...
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrel...