Google ADS

Komentimi i Zaev rreth përgjimeve (LIVE)

15:15 | 2 Mars 2015
Arbresh.info

Kreu i LSDM-së, Zaev në audio-incizimin në vazhdim prezanton dëshmi se si kryeministri Gruevski sigurohet që aksioni për rrënimin e ndërtesës Cosmos në pronësi të Canoskit të gjej edhe mbështetjen e gjyqësorit.

Zaev tha se kryeministri Gruevski në një pjesë të bisedës me ministrin Janakievski nuk i përmbahen kënaqësisë nga rrjedha e aksionit për rrënimin e ndërtesës së Fijat Canovskit i cili ishte edhe partner i koalicionit qeverisës.

Rrënimi i ndërtesës sipas audio-incizimit në të prezantuar në vazhdim nga Zaev ende nuk ka përfunduar andaj Gruevski njoftohet në detaje për procesin që tashmë kishte nisur.

Kreu i opozitës tha se hap pas hapi do të prezantohen të gjitha dëshmitë për krimet e pushtetit aktual. Ai njoftoi se në shënjestër të përgjimeve kanë qenë edhe të paktën gjashtë diplomatë të huaj. Ai tha se posedon dëshmi të fuqishme se kush në të vërtetë ka bërë kompromis me emrin apo se si janë falisfkuara zgjedhjet që nga viti 2011 e këndej. Alsat-M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme