Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani u takua sot në Beograd me kreun e ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq si dhe me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit, ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikate.
Sipas njoftimit ata ndanë pikëpamje mbi situatën e sigurisë dhe bënë një vlerësim të përpjekjeve të tyre përkatëse.
“Ne kemi një bashkëpunim të gjatë me Forcat e Armatosura Serbe dhe unë jam plotësisht i përkushtuar për të ndërtuar mbi këtë gjatë gjithë pjesës tjetër të mandatit tim; bashkëpunimi i vazhdueshëm, dialogu dhe shkëmbimi i informacionit janë të dobishme për të dyja palët dhe janë çelësi i stabilitetit rajonal”, citon komunikata komandantin e KFOR-it.
Gjeneral Major Barduani u takua gjithashtu me përfaqësuesit diplomatikë të Francës (Pierre Cochard), Gjermanisë (Carsten Meyer-Wiefhousen), Italisë (Luca Gori), Mbretërisë së Bashkuar (Edward Ferguson) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Alexander Titolo) në Serbi në një takim të Grupit të QUINT-it, në të cilin mori pjesë edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi (Ambasadori Emanuele Giaufret).
“Ai i informoi ata mbi aktivitetet e KFOR-it dhe mbi bashkëpunimin e vendosur të misionit me Komunitetin Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe mbështetjen e palëkundur për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Këto takime ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje në komunikatën e KFOR-it.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen