Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, ka shprehur shpresën për një zhbllokim të shpejtë të ngërçit politik në vend, për të mundësuar përballjen me sfidat më urgjente që prekin rajonin.
Takimi mes dy zyrtarëve ishte pjesë e kontakteve të rregullta të KFOR-it me institucionet në Kosovë dhe rajon. Sipas një njoftimi nga KFOR-i, gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë, për të siguruar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.
Ai vlerësoi gjithashtu komunikimin e vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe theksoi rolin e KFOR-it si garantues i sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Lidhur me takimin ka njoftuar edhe Presidenca.
“Presidentja Osmani potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia. Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve