Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Giovanni Fungo, tha se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë të Kosovës – ROSU mund të lëvizin në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun pa lejen e KFOR-it.
Ai për gazetën beogradase “Politika” ka shtuar se kjo është e rregulluar me marrëveshjen e Brukselit.
“Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në mes të Beogradit dhe Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Fungo, transmeton KK.
I pyetur nëse KFOR-i me 4.000 trupa mund t`i mbrojë serbët në Kosovë, Fungo tha se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë vlerësime të rregullta të sigurisë për të përcaktuar nëse është e nevojshme për të marrë ndonjë masë.
Gjenerali italian ka thënë po ashtu se në qoftë se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u zhvilluar në mënyrën se si është paralajmëruar nga Prishtina zyrtare, atëherë ata duhet të rishikojnë nivelin e tyre të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...