Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Takimi mes dy zyrtarëve është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fokusi i diskutimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe stabiliteti në rajon.
Po ashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes së KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet rajonal, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt