Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari me ftesë të Komandantit të Komandës Regjionale të Lindjes, Kolonel Chris Mabis morri pjesë në drekën e organizuar për Ditën e Falënderimeve.
Gjeneral Jashari dhe delegacioni i tij u prit në Kampin Bondsteel nga kolonel Mabis për të festuar Ditën e Falënderimeve, që shënon një prej traditave më të vjetra të popullit amerikan, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.
Gjeneral Jashari shprehu falënderim të veçantë për ushtarakët amerikan dhe kolonelin Mabis për shërbimin gjatë misionit të tyre në Kosovë si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes.
Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve të FSK-së është motivim shtesë për pjesëtarët e FSK-së për të performuar në standardet më të larta./arbresh.info/
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...