Komandanti i KFOR-it për Grupin Shumëkombësh të luftës Lindja dhe komandanti i bazës ushtarake Bondsteel , koloneli Nick Ducich ka vlerësuar se situata në Kosovë është stabile dhe e qetë.
Ai për kontakt plus radio ka thënë se nuk pret incidente, ndërsa tërheq vërejtjen se KFOR-i është i gatshëm të përballet me atë që mund të jetë provokim.
“Së pari KFOR-i zhvillon operacione për të demonstruar gatishmërinë dhe ketë me efikasitet e bëjmë nëpër gjithë Kosovën e jo vetëm në veri të saj. Mendoj se mund ta përmbushim në çdo moment misionin tonë dhe nuk presim kurrfarë incidentesh. Jem i të gatshëm të përballemi me çdo gjë që mund të jetë provokim”, ka thënë Ducich.
Në pyetjen nëse janë të sakta shkrimet në disa medieve se KFOR po trajnon pjesëtarë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, ai ka thënë se KFOR trajnon FSK-në pro vetëm në kuadër të KFOR-it dhe të SHBA-s si shtete dhe se trajnimi ka të bëjë kryesisht me kompetencat kryesore.
“Disa nga trajnimet që bëhen janë trajnimi mjekësor, dhënia e ndihmës së parë, trajnim për evakuim me helikopterë, si të futen dhe të nxirren në helikopter të plagosurit, si të hiqen mjetet shpërthyes”, tha ai
Thotë se origjina e tij serbe ka qenë përparësi për kryerjen e detyrës.
Në pyetjen se çfarë më së shumti i janë ankuar shqiptarë t e serbët, ai ka thënë papunësia, kriminaliteti janë ato që i mundojnë më shumi.
Ducich në fund ka treguar se njerëzit me të cilët ka folur dëshirojnë që liderët të arrijnë marrëveshjeje.
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri
Presidenti Macron: Franca nuk është e përfshirë në sulmet aj...
“Gjakatari është fshirë nga faqja e historisë”, ...
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...