Përkundër se ishte lënduar rëndë në një trajnim në vitin 2010 në Japoni, Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, nuk kishte pranuar të tërhiqet. Ai kishte refuzuar 30 mijë dollarë për shërim nga shteti i Japonisë, veprim të cilin thotë se e ka bërë për imazhin e Kosovës.
Ky është Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili një trajnim në vitin 2010 në Japoni e kishte përfunduar me lëndim të rëndë, dhe kishte refuzuar 30 mijë dollarë për shërim, vetëm që të mos dëmtohet imazhi i ushtrisë së Kosovës.
“Gjatë atij trajnimi, fatkeqësisht unë u lëndova. Nga zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë u ftova që të diskutojë rreth ndërprerjes së trajnimit dhe kthimit në Kosovë, si dhe tërheqjes së shumës prej 30 mijë dollarëve që ka qenë në kontratë. Unë as që e kam menduar punën e 30 mijë dollarëshit. Kam pasur shqetësim se nuk do të mund të vazhdojë punën e trajnimit. Ditën e nesërme kam kërkuar nga japonezët që të vazhdojë trajnimin edhe me një këmbë”, deklaroi Ejup Maqedonci.
Pas këtij veprimi, nga autoritet japoneze, Maqedonci ishte caktuar përgjegjës i ushtarëve të 8 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
“Jam caktuar përgjegjës për ushtarët e tetë shteteve që kanë marrë pjesë në trajnim. Pos tjerash kam qenë edhe planifikues i skenarëve që janë bërë për ato ushtrime. Në fund kam qenë përgjegjës për fjalën përfundimtare nga ana e studentëve në ceremoninë e diplomimit”, deklaroi më tej Ejup Maqedonci.
Përpos karrierës ushtarake e medaljeve të shumta, Kolonel Maqedonci ka përfunduar dy Kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...