Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha është mirëpritur sot në takim në Tiranë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda.
Policia e Shtetit njofton se vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, si dhe të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë takimit drejtuesit e policive simotra u dakordësuan për një bashkëpunim tërësor dhe pa barriera, i cili duhet të kulmojë gjatë sezonit veror 2025. Gjithashtu, u dakordësua për shtim të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe aksioneve të përbashkëta policore, të cilat do të rezultojnë me parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të armëve, lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore”, thuhet në njoftim.
Pas këtij takimi, delegacioni i Policisë së Kosovës vizitoi ambientet e Njësisë Speciale “RENEA” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë.
“Delegacioni u mirëprit dhe u nderua nga drejtuesit dhe punonjësit e 2 njësive speciale. Këto vizita u realizuan për të parë nga afër organizimin, përvojën, si dhe metodologjitë e përdorura nga këto struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit, konkretisht: gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, gjatë menaxhimit të situatave emergjente, si dhe gjatë operacioneve policore kundër terrorizmit dhe për rastet e pengmarrjeve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...