Mërgimtaret të cilët për pushime vinë në Kosovë, për çdo vit ballafaqohen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.
Mirëpo, për të lehtësuar ardhjen e tyre në kufi, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar vendosjen e pikave shtesë të kontrollit në Merdar dhe Dheu i bardhë.
“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te Dheu i Bardhë të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkëatdhetarëve tanë në kufi”, ka thënë Haradinaj.
Ai në fund të shkrimit u ka uruar mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ndryshe, edhe Policia ka bërë të ditur se këto ditë ka shtuar numrin e personelit nëpër pikat kufitare, në mënyrë që të monitorohet mirë gjendja
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...