Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me Serbinë edhe sot vazhdon të ketë fluks të automjeteve.
Bashkatdhetarët të cilët ishin në Kosovë për t’i kaluar pushimet dimërore tashmë kanë nisur të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.
Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar po raporton se mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë po presin 180 deri në 240 minuta.
Radha e kolonave në këtë pikë është 3000 metra.Situatë e ngjajshme është edhe në pikën tjetër në kufi me Serbinë, te Dheu i Bardhë.
240 minuta, përkatësisht katër orë po presin të dalin edhe nga kjo pikë kufitare.
Në Muçibabë dhe në Mutivodë pritjet janë rreth 120 minuta. /arbresh.info/
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog