Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha se procesi i specializimeve në sektorin shëndetësor do të riorganizohet, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat konkrete të institucioneve shëndetësore.
Sipas Kollçakut, kjo qasje do të zëvendësojë praktikat e mëparshme, kur specializimet ndaheshin në mënyrë të paorganizuar dhe pa planifikim të mirëfilltë.
“Specializimet, fatmirësisht tani e tutje, do të bëhen sipas nevojave të vetë institucioneve dhe kërkesave të tyre, dhe jo në mënyrë stihike siç ka ndodhur më parë, kur nuk kishte kushte për përgatitje profesionale”, tha Kollçaku në ATV
Ajo tha se qeveria është përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe pajisjeve mjekësore, për të siguruar trajtim dhe diagnostikim më cilësor.
“Një transformim i dukshëm ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare. Pajisjet e reja dhe infrastruktura e përmirësuar po krijojnë kushte më të mira për trajtim dhe përgatitjen e stafit shëndetësor”, shtoi Kollçaku.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...