Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se mungesa e konsensusit politik dhe rrëzimi i Qeverisë në kohë pandemie globale, ishte veprimi më i dëmshëm që do të regjistrohet në historinë e vendit si turp dhe dëm i papërllogaritshëm, e që këto ditë po dëshmohet.
“Kthimi në të kaluarën, që vit pas viti solli varfëri të shumicës dhe pasurim të pakicës, zhgënjim dhe paperspektivë, na solli në një pikë ku qytetarët edhe pse të brengosur për shëndet, të kenë frikë të madhe edhe për të ardhmen e vet dhe sovranitetin e shtetit të brishtë.
Për luftimin në mes dy të këqijave, nuk ka pse të pozicionohemi. Nuk ka dilemë se në çdo situatë, kudo që ndodhemi, duhet të aplikohen edhe masat mbrojtëse, sidomos tani kur rastet me Covid-19 janë në rritje”, shkruan ajo.
Deputetja në fund thotë se mbajtja e maskës, vërtetë është shpëtim nga infektimi, sëmundja dhe vetizolimi.
“Larja e duarve, dezinfektimi dhe distanca e duhur fizike po ashtu.
Jeta vazhdon, po ashtu edhe rezistenca ndaj së keqes. Por, #shëndeti mbi të gjitha!”, përfundon statusin Kollçaku.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...