Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas letrës që presidenti, Hashim Thaçi i ka dërguar kreut të LVV-së, Albin Kurtit ku i kërkon propozimin e mandatarit për kryeministër.
Deputetja shkruan se kjo është një grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.
Po ashtu, në reagimin e saj të shkurtë, ajo thotë se pastaj do të pasojë legalizimi i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.
“ Nga PAN- i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, shkruan Mulhaxha Kollçaku.
Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur përmes dy letrave kryeministrit në detyrë, njëherësh edhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, ku i ka kërkuar një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Në letrën e parë drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private