Në Gjakovë sonte janë regjistruar tri raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj thotë për RTV Dukagjinin se këto rezultate janë si pasojë e testimeve të ditës së djeshme.
Kolaj thotë se është shqetësuese që ditëve të fundit ka një ngritje të madhe të numrit të infektimeve me COVID-19 nga Komuna e Gjakovës.
“Një numër i konsiderueshëm i pacientëve të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në Spitalin e Gjakovës”, tha ai.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës thotë se nëse ofrohen mundësitë Spitali i Gjakovës ka kapacitete për të kryer testimet për coronavirus.
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...