Koktej molotovi e gaz lotsjellës në deponë e Vetëvendosjes

10:24 | 1 Shtator 2016
M. A.

(E plotësuar)  Policia e Kosovës ka gjetur rreth 50 çanta me koktej molotovi në një depo të Lëvizjes Vetëvendosje, me lokacion te Termokosi në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë për Express se policia është në proces të kërkimit, mirëpo ka konfirmuar se kanë gjetur rreth 50 çanta të mbushura me koktej molotovi dhe shishe të benzinës.

(1) Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se te Termokosi para pak çastesh është hedhur koktej molotovi.

Sipas tyre, në atë pjesë aktualisht janë disa protestues, të cilët veçse kanë nisur të shfaqin format e kundërshtimit të demarkacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale