Koha kur Veton Surroi mezi priste të pijë kafe me Thaçin (Video)

10:35 | 19 Tetor 2015
Arbresh.info

Urrejtjen që ka ndaj tij nuk arrinë ta përmbledh në një kolumne të vetme në “Koha Ditore”. Prandaj Veton Surroi, shkruan libra që ta shfryej mllefin e akumuluar ndaj Hashim Thaçit që nga momenti kur ky i fundit, nuk ia mundësoi Surroi relizimin e ëndërres jetësore për t`u bërë president, raporton Magazina.al. Në pamundësi t’i hakmerret në forma tjera, meq fuqia politike e djalit të ish ambasadorit të Jugosllavisë ka përenduar, Vetoni ulet në hijen e pishave të Qerretit dhe shkruan libra. Pak ka rëndësi nëse brenda tyre ka të vërteta. Ai vazhdon të shkruaj. Ka shumë të tilla. Por një që i dedikohet ekskluzivisht mësuesit të historisë nga Buroja, sic kishte dëshirë Surroi ta shihte Thaçin, është ajo me titull “Këmbët e gjarpërit”. Nga fillimi në fund, libri i publicistit flet për “anën e errët” të ish udhëheqësit politik të UCK-së.

Por, Vetoni nuk është se e kishte parë gjithmonë me këtë sy Hashim Thacin. Xhirimet e pasluftës, tregojnë për relacione tjera mes tyre. Mbase Vetoni, ka menduar se ata që e cliruan Kosovën, do kthehen më pas në fshat për t`u bërë, në variantin më të mirë mësues të historisë, ndërsa këtij t`i lihej si dhuratë udhëheqja në Prishrinë. Këtë plan bashkë me zgënjimin e madh që nuk u realizua, e pasqyron edhe në librin e tij “Këmbët e Gjarpërit”, kur Surroi besonte se ndryshe do ishte historia nëse Hashim Thaci, Jakup Krasniqi dhe liderë tjerë të lufte të mbesin pas saj mësues historie.

Shpërndaje në rrjete sociale