Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Mimi Kodheli bëri sot për mediat shqiptare një deklaratë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviq.
Kodheli e konsideroi këtë vrasje si një ngjarje të paralajmëruar për fat të keq disa herë më parë nga vete Ivanoviq, si një akt kriminal të kryer me qëllime politike dashakeqe nga ato forca të cilat duan te shkatërrojnë stabilitetin dhe nxisin tensionin e urrejtjen në vend.
Në deklaraten e saj, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, i ftoi autoritetet kosovare të hedhin dritë sa më shpejt që të jetë e mundur mbi këte ngjarje që, pavarësisht se e rëndë, nuk duhet të ndikojë as bisedimet midis Serbisë dhe Kosoves dhe as rrugëtimin paqësor të vendeve të rajonit drejt Europës.
Kodheli u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe atyre serbe të dalin mbi këtë ngjarje, të cilën e konsideroi si një arsye më tepër për vazhdimin dhe thellimin e dialogut për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...