Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se po të bëhej koalicioni parazgjedhor mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, këto dy subjekte bashkë do të fitonin 70 deputetë.
“Nëse do të bënim koalicion parazgjedhor me LDK-në, do t’i kishim 70 deputetë sepse qytetarët e kishin kuptuar se po vjen një frymë e re. E vetmja parti që e çon PDK-në në opozitë është Vetëvendosja”, ka thënë ai, duke shtuar më tej se “secila parti që del e para, në thonjëza, nuk do ta lë PDK-në në opozitë. S’munden ata të qeverisin me neve e ta shohin PDK-në në opozitë”.
Bahtiri tha në KTV se nuk frikësohet nga SHIK-u e as nga askush tjetër në botë.
“Nëse dikush mendon se mund ta frikësojë Agim Bahtirin le ta harrojë atë punë”, tha ai.
“Unë jam fitues, bindshëm, në Mitrovicë. U takova me ministrin Bedri Hamza, e më tha, ‘kryetar, a po lidhemi kush po fiton?’. U lidhëm me nga një këmishë e kravatë. Por i thash se më duhet të zgjedh vet për këmishë e kravatë se nuk veshi turli këmishe”, tha anëtari i ri i VV-së, Agim Bahtiri.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira