Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani pas zyrtarizmit të koalicionit me AKR-në dhe PD-në ka thënë se ky koalicion është për familjen,
Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Rrahmani ka listuar disa prej arsyeve që sipas tij janë shkas për largimin nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë shkrimit të tij, ai ka falënderuar edhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin për përkrahjen për kauzën për familje, shkruan Arbresh.info
“Mbasi arritëm bashkimin në mbrojtje të FAMILJES dhe caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare, projektin tonë i propozuam edhe Presidentit të AKR-së z. Behgjet Pacolli, i cili me shumë dëshirë e plot vullnet vendosi ti bashkohet kësaj kauze për FAMILJE, ndaj të cilit jemi mirënjohës dhe falënderues që zgjodhi rreshtimin për familje, përkundër ofertave që kishte nga subjekte parlamentare”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.
Ndryshe sot, ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, e kanë zyrtarizuar bashkimin me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së dhe largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Largimi i tyre sipas Rrahmanit po bëhet për shkak të projektligjeve që kanë ardhur në kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, e që sipas tij, e cenojnë familjen tradicionale shqiptare./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja e bashkimin me koalicion AKR-PD
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”