Edhe sot dështoi mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës në mungesë të numrit të deputetëve për të siguruar kuorumin shkaku se në sallë nuk ishin deputetët e PAN-it , të pakicave por edhe një numër i deputetëve të LV dhe LAA .
KMDLNj ka reaguar lidhur me mbarëvajtjen e kësaj seance, si dhe me bllokadën që është krijuar për themelimin e qeverise
“Mikullovci nuk ka të drejtë ta vazhdojë punën e Kuvendit pa u siguruar kuorumi i nevojshëm për vazhdimin e seancës konstituive aq më tepër në një seancë që nuk e ka as kuorumin nuk mund t’ua japë fjalën askujt të flasë në një seancë jo të rregullt dhe në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës siç ndodhi me datën 10 gusht 2017 . Pas pauzës prej 15 minutave që u shfrytëzua për sigurimin e kuorumit e i cili nuk u sigurua, seanca e Kuvendit është dashur të mbyllet menjëherë , pa të drejtë polemike a debati dhe me një njoftim të shkurtër të kryesuesit për veprimet e ardhshme” thuhet ne komunikate.
Tutje KMDLNj konsideron se nuk ka vullnet politik serioz për tejkalimin e situatës bllokuese shkaku se është krijuar një mjedis ku shantazhimi është bërë një mjet legal , si për kundërshtimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit që po e bënë opozita ashtu edhe për përpjekjet e sigurimit të votave përmes shantazhit, gjithashtu.
Ky institucion u bën thirrje deputetëve që sa më parë të dalin nga situata e krijuar.
“KMDLNj thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i kthehen mandatit që e kanë fituar nga qytetari e ai është angazhimi për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës e jo bllokimin që po e përdorin si mjet shantazhi , për arritjen e qëllimeve politike . Ky veprim përveç se është i pamoralshëm dhe i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, do të duhej të ishte edhe i dënueshëm me ligjet në fuqi ! A jemi për koalicione , parti dhe deputetë që i shërbejnë qytetarit dhe shtetit apo për grupime kaçakësh dhe cuba që e plaçkisin qytetarin dhe e dhunojnë shtetin” shkruan KMDLNj.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...