Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës ka fituar katër medalje në Kampionatin Mbarëkombëtar të Karatesë që u mbajt në Tiranë.
Klubi i Policisë është paraqitur në dy disiplina (KATA dhe KUMITE), gjithsej në katër kategori dhe ka arritur të sigurojë po aq medalje.
Senior Kata vendi i dytë
Senior Kumite – vendi i tretë
U21 Kata – vendi i tretë
U21 Kumite – vendi i tretë
“Edhe pse konkurrenca ishte shumë e fortë, me disiplinën dhe profesionalizmin e treguar janë siguruar medalje në secilën kategori, e kjo dëshmon punën dhe angazhimin e palodhshëm të garuesve të PK-së”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/




Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...