Në periudhën janar -shtator në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, janë realizuar rreth 153 mijë shërbime.
Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike, Shefqet Mrasori, se në QKSUK janë kryer 153 mijë shërbime.
“Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, nga janari deri në shtator, ka ofruar 153,171 mijë shërbime stomatologjike, gjersa si vizita kontrolluese 47mijë. Brenda 9 muajve, jashtë Prishtinës, janë dhënë rreth 73 mijë shërbime”, ka thënë ai.
Ndërsa, vitin e kaluar kjo klinikë ka ofruar 150 mijë shërbime, e në ketë klinik të liruar nga pagesa janë disa kategori, studentet, pensionistët, dhe rastet sociale.
Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë nxori Udhëzimin Administrativ 12/2003 mbi Themelimin e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, si Institucion autonom e i pavarur nga QKU.
Sot institucioni me kuadrin i cili vazhdimisht rritet, përsoset dhe përparohet, ka marrë mbi vete përparimin e mëtejmë të shërbimeve stomatologjike dhe të lëndëve stomatologjike, me qëllim që të shndërrohet në një institucion bashkëkohor shëndetësor, arsimor dhe shkencor nga fusha e stomatologjisë në Kosovë dhe që në mënyrë profesionale dhe shkencore t’u ndihmojë qendrave tjera stomatologjike në Kosovë dhe të bashkëpunojë me institucionet e tjera shëndetësore kah rruga e projekteve të përbashkëta hulumtuese, takimeve të përbashkëta profesionale./A.Zeka/arbresh.info/
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...