Klinika Infektive konfirmon vdekjen e parë me COVID-19

12:15 | 22 Mars 2020
Gita

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  bën të ditur se  nga Klinika Infektive është informuar se pacienti 82 vjeçar i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19”, njofton IKSHPK.

Ky institut bën të ditur se pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

“Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive. Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale