Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë për herë të parë trajtimi nëpërmjet plazmës së gjakut, e cila ka rezultuar me sukses.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot në orët e pasdites trajtimit u janë nënshtruar dy pacientë.
“Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë. Në orët e pasdites trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive”, ka shkruar Zemaj, raporton arbresh.info.
Zemaj, thotë se plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë.
“Jemi bërë shembull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...