arbresh.info pak minutë më parë ka raportuar se në Kosovë është shënuar rasti i parë i infektuar me koronavirus.
Por nga Klinika Infektivë në QKUK kanë bërë të ditur se ende nuk e kanë pranuar rezultatin.
Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha, ka thënë për arbresh.info se janë kanë dërguar mostrat dhe janë në pritje të rezultatit.
“Çdo pacientë që pranohet i mirret strisha dhe kurdo që janë të gatshme do të del me rezultate Instituti sikur çdo ditë tjetër. Për momentin I kemi dërguar mostrat e I presim rezultatet”, ka thënë ajo.
Berisha nuk ka dhënë numrin e personave që po presin rezultatin për koronavirus.
“Për numër nuk mund të them për momentin sepse në çdo kohë mundem me u pranuar dhe po dalin shifra të ndryshme”, ka shtuar ajo./arbresh.info/
Ekskluzive, shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...