Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur vëllimin e punës dhe ka arritur që të zvogëloj listën e pritjes për operacione.
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), thuhet se gjatë vitit të kaluar janë kryer mbi 1 mijë operacione, prej tyre 316 operacione të venave varikoze, raporton “Arbresh.info”.
“Në këtë Klinikë është funksionalizuar Aparati me Radiofrekuencë- Ablacion, i cili mundëson që me metoda bashkëkohore të kryhen operacionet e venave varikoze, me anestezion lokal, pa pasur nevojë për praninë e anesteziologut gjatë intervenimit. Nga raporti i punës së kësaj klinike, figuron se gjatë viti 2022 janë kryer 1 mijë e 202 operacione, prej tyre 316 operacione të venave varikoze”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Po ashtu, në njoftim thuhet se në dy muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 201 operacione, 64 prej tyre të venave varikoze.
E gjithë kjo punë, SHSKUK thotë se është kryer në bashkëpunim edhe me Klinikën e Anesteziologjisë që në vazhdimësi i është përgjigjur kërkesave të kësaj klinike./Arbresh.info/
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën