Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, duke i kërkuar të gjithë veteranëve të luftës që të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtimin e bëjnë nëpër Serbisë.
Klinaku, ka shkruar se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol, përcjell Arbresh.info.
“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol” – ka shkruar Klinaku. /Arbresh.info
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private