Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se janë vërtetuar fjalët e tij që kryeministri Albin Kurti po e vazhdon bashkëpunimin me Specialen.
Klinaku mbrëmë kishte pohuar se Kurti ishte takuar me Prokurorin Jack Smith që të bashkëpunojë me Specialen.
“Për trushpërlarët që po shajnë dhe ofendojnë për një të vërtetë që e kam deklaruar para raportit të BE-së, e që e potencova poashtu mbrëmë në debatin e Kanal 10, qe faktet: Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së”, thotë Klinaku në postimin e tij në Facebook.
“Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë”, thuhet në raportin e BE-së”.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...