Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot ka kritikua idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se kjo do të mund të sillte luftë.
Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku tha është e kundërta, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të sjell luftë.
“Pikërisht është e kundërta: Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar Klinaku.
Ndryshe Kurti gjatë një forumi në Austri, ka deklaruar se përkundër kritikave që ka ndaj draftit për asociacion, ai është më i mirë se versionet e vitit 2013 apo 2015./Arbresh.info
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...