U përurua në Klinë, ai që është konsideruar si një ndër projektet më të rëndësishme kapitale, fabrika për përpunimin e ujit të pijshëm, projekt ky i cili ka kushtuar dy milionë euro.
Këto mjete për këtë fabrikë janë ndarë nga buxheti i Komunës së Klinës, një pjesë e tyre edhe nga Qeveria e Kosovës.
Fabrika e ujit do të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth. Pajisjet e kësaj fabrike të ujit janë të teknologjisë moderne të sistemit evropian.
Pas analizave të bëra nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka rezultuar se uji i kësaj fabrike është i cilësisë së lartë dhe mund të përdoret për pije nga qytetarët që deri tash kanë udhëtuar edhe në komuna të tjera për të siguruar ujë të pijshëm në forma të ndryshme.
Në mënyrë simbolike në sheshin kryesor të qytetit “Mujë Krasniqi” u bë hapja solemne e rrjedhës së ujit, ku edhe u shijuan gotat e parë të ujit të fabrikës së re.
“Sot ishim të emocionuar ngaqë, pas shumë sfidave dhe angazhimeve të mëdha, arritëm të vëmë në funksion një projekt që do të jetë në shërbim të qytetarëve, të cilët në mënyra të ndryshme siguronin ujin pa ditur cilësinë e tij. Nuk ka qenë aspak lehtë të realizohet ky projekt, por kemi qenë të angazhuar jashtëzakonisht shumë dhe ia arritëm qëllimit”, ka thënë Sokol Bashoti, kryetar i Komunës së Klinës.
“Dua t’i falënderoj qytetarët e Komunës së Klinës për durimin e treguar deri më tash por, tashme ujë të pijshëm do të kenë të mjaftueshëm, shpresoj se do të përdoret sa më mirë dhe në mënyrë racionale. Nga sot e tutje qytetarët më nuk kanë arsye të mos e paguajnë ujin e shpenzuar”, ka shtuar më pas ai.
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...