Gjykata e Apelit ka ricaktuar seancën e Kolegjit për rastin “Kleçka” në dhjetor. Kështu ish- komandant “Çeliku” Fatmir Limaj, bashkë me 9 bashkëluftëtarët e tij do të gjykohen për herë të tretë për rastin “Kleçka”.
Burime të arbresh. info kanë bërë të ditur se seanca e kolegjit në rastin “Kleçka” në Gjykatën e Apelit është caktuar për 1 dhe 2 dhjetor.
Ky ndryshim sipas këtij burimi ka ardhur për shkak të riplanifikimit që është bërë. Kolegji do të jetë në përbërje prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një vendor.
Ndërkohë seanca në rastin ‘Kleçka’ një herë ishte caktuar të mbahet më 18 nëntor.
Ndryshe, ankesa e prokurorit Maurizio Salustro kishte dërguar rastin në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit kishte vendosur që rasti të mos kthehet në rigjykim, por të gjykohet nga një kolegj i saj.
Limaj dhe të tjerët ishin shpall të pafajshëm për të dytën herë për rastin “Kleçka” nga Gjykata Themelore e Prishtinës në shtator 2013. G. Lushi/ arbresh.info/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten