Gjatë ditës së sotme, në orët e paradites Kapiten Florim Klaiq komandant i stacionit policor ne Kamenicë, me stafin e tij ka prit në takim pune një ekip për qështje Civile në situata emergjente nga FSK-ja .
Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunim i vazhdueshëm për ngritjen e njohurive në reagime të shpejta në situata emergjente.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes Policisë së Kosovës dhe FSK-së, veçantë në raste emergjente.
Po ashtu janë shkëmbyem njohurit dhe përvojat në rast të situatave e fatkeqësive natyrore dhe reagimet e nevojshme.
Kapiten Klaiqi ka falënderuar ekipin e FSK-së për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një ndihmë të rëndësishme angazhimin në situata emergjente eventuale./Arbresh.info/

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania