Kjo është pula që kushton 2 500 dollarë

21:30 | 30 Nëntor 2016
Trina Galanxhi

Ayam Cemani është një lloj pule që kushton rreth 2500 dollarë. Ajo konsiderohet si më të shtrenjta në botë për shkak të veçantisë që kanë.

ayam-cemani-chicken6-640x480

Pulat që rriten në Indonezi dhe konsiderohen si të rralla, janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

ayam-cemani-chicken3-640x507

Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.

cemani-soup

I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.

ayam-cemani-chicken4-830x753-640x581

Ekspertët thonë se ato janë të zeza për shkak të  karakteristikës gjenetike të njohur si “fibromelanosis”, e cila ndihmon në përshpejtimin e krijimit të qelizave të zeza të pigmenteve. Mishin e kësaj pule vlerësohet shumë./G.Shqip/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale