Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mjaftueshëm prona.
Kështu bëhet e ditur në faqen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Konjufca ka deklaruar tri banesa, një të tij dhe dy të prindërve, tre tokë dhe shtëpi poashtu në emër të prindërve, depo e parking në emër të tij dhe një tok tjetër poashtu në emër të prindërve.
Banesa që posedon ish-kryeparlamentari kap shifrën e mbi 60 mijë eurove, ndërkohë një parking i blerë ka kushtuar gjashtë mijë euro. Ndërkohë një tokë e prindërve të tij ka kushtuar hiç më pak se 80 mijë euro.
Konjufca ka deklaruar një veturë të tipit Chevrolet në vlerë të tre mijë eurove e cila është regjistruar në emër të bashkëshortes së tij.
Më tej, ish-kryetari i Kuvendit në bankë ka mbi shtatë mijë euro të kursyera.
Konjufca ka deklaruar se nuk përfiton të ardhura personale nga ushtrimi i pozitës së tij si nënkryetari i parë i LVV-së, ndërkohë paga vjetore i del mbi 35 mijë euro.
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...