Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSH’ja ka bërë me dije se nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë komunat: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Në zonën e verdhë, janë po ashtu 7 komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi, dhe Juniku.
Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.
![]()
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028