Partia Demokratike e Kosovës duket se ka nisur një mision serioz për reahtimin e militantëve partiakë.
Ministria e Drejtësisë po shihet si institucioni më i përshtatshëm për t’i akomoduar militantët e partisë.
Periskopi sot raportoi për punësimin e dy militantëve me pozita të larta në parti.
Portalit i janë dhënë edhe më shumë informacione lidhur me këtë dukuri që po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha, bashkëpunëtore e ngushtë e kryetarit të partisë.
Arlinda Thaqi, një militante e devotshme e partisë së Kadri Veselit ka zënë vend pune në këtë ministri.raporton Periskopi
Vendimi për punësimin e saj si Zyrtare Ligjore është marrë më 29 qershor të vitit 2017.
Mjafton t’i hedhësh një sy profilit të Arlinda Thaqit në Facebook për të parë veprimtarinë e saj partiake në PDK.



Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...