Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Prishtinën Bekim Berisha, ka prezantuar listën prej 56 kandidatësh për Asamble Komunale nga ky subjekt politik.
Berisha, emrat brenda kësaj liste i quajti “Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt!”.
“Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën. Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti. Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju!”, deklaroi Berisha.
Gjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dye...
Avokati i Popullit publikon raportin për Specialen: Shqetësi...
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...
Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për men...
Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdh...